×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Numri i rasteve të reja me COVID ka pësuar rënie, deri në fund të vitit pritet të vaksinohet mbi 60% e popullatës

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 19:11

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.


    Qeveria thotë se procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

    Qeveria në njoftim më tej ka thënë se këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara.

    “Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti. Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Facebook.

    Sot janë regjistruar 173 raste pozitive me koronavirus dhe 10 persona të vdekur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.261 persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!