Zyra e ashtuquajtur serbe për Kosovën iu ka ofruar mbështetje institucioneve paralele shkollore në Leposaviq që nxënësve të tyre t’u mësohen këngë me motive nacionaliste serbe.
Siç raporton mediumi serb në Leposaviq ‘RTV MIR’, ekspertët e kanë cilësuar një gjë të tillë si “rol të madh në edukimin kombëtar të të rinjve”, përcjell Gazeta Express.
Ndërkaq, profesoresha e muzikës e cila e ka përgatitur koreografinë ka thënë se janë fëmijët ata që shfaqin interes për këngë të tilla.
“Janë fëmijët nga Kosova dhe Metohia ata që tregojnë interes më të madh për këngë të tilla, e cila është plotësisht dhe e pritshme duke marrë parasysh rrethanat dhe kushtet e jetesës”, ka deklaruar ajo.
Serbia nga buxheti i saj për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.