×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-koloneli Syla: UÇK nuk ka pasur kohë për arkiva

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 20:28

    Me krenari e nostalgji e veshi përsëri uniformën që mbante në Trupat Mbrojtëse të Kosovës gjatë kohës që shërbeu si kolonel. Safet Syla po e feston përvjetorin e 22-të themelimit të TMK-së në këtë mënyrë.


    Syla, gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte komandant i Batalionit 50 të Shtabit të Përgjithshëm, e me gjërat e mbijetuara nga lufta ai ka ndërtuar një muze të vogël.

    Flamuri i TMK-së zë vendin kryesor të kësaj ode.

    Armët e veglat me të cilat kanë kryer shërbime në kohë lufte i ruan me kujdes të madh.

    Madje Syla nga periudha e shpërbërjes së TMK-së gëzon dy medalje nga koha e UÇK-së.

    Ky i fundit datën e 19 shtatorit e konsideron si historike.

    Por pavarësisht që këto gjëra kanë mbijetuar, Safet Syla ka treguar se pse UÇK-ja nuk ka arkiv.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!