Paris Saint-Germaini është kthyer nga disavantazhi për të triumfuar në çastet e fundit (2-1) kundër Lyonit në Parc des Princes.
Gjysma e parë prodhoi disa momente interesante duke theksuar pritjen e portierit Anthony Lopes ndaj përballë Lionel Messit, si edhe gjuajtjen e lirë të argjentinasit që u përplas në shtyllë.
Në pjesën e dytë, rezultati u zhbllokua nga Lucas Paqueta, i cili u tregua i saktë (54’) pas asistimit nga Karl Toko Ekambi, transmeton telegrafi.
Vendasit e barazuan rezultatin me golin e Neymar të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 66-të.
Mauro Icardi u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të (në vend të Angel di Marias) dhe ishte lojtari që e vendosi takimin.
Pas një harkimi nga Kylian Mbappe, sulmuesi argjentinas e shënoi golin me vlerën tri pikë për ekipin vendas (90’+2).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.