KEDS ka njoftuar se në bazë të kërkesës së KOSTT dhe për shkak të punimeve të kësaj kompanie në rrjetin e tensionit të lartë, distrikti i Ferizajt, ku hyjnë Ferizaj me rrethinë, Kaçaniku dhe Shtimja do të kenë reduktime nga data 10 qershor deri më 17 qershor të cilat do të varen edhe nga kërkesa për energji elektrike.
Reduktimet në orët e apostrofuara më poshtë në njoftimin e KOSTT-it mund të jenë edhe gjatë orëve tjera nëse kërkesa për energji elektrike është më e lartë, por mund të jetë edhe më e zbutur.
“Këto njoftime do të bëhen në vazhdimësi në ueb sajtin e KEDS-it, ëëë.keds-energy.com. Ndalesat parashihet të jenë dyorëshe”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.