×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Kryeministër ktheju pandemisë, targat le t’i zbatojnë në pikat kufitare

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 11:36

    Arben Gashi, Kryetar i Grupit Parlamentarë nga LDK, thotë se udhëheqësi i ekzekutivit, Albin Kurti, duhet ti kthehet pandemisë sepse për tre javë kanë vdekur 604 qytetarë.


    Sipas Gashit, prioritet i Kosovës është pandemia dhe pjesa e targave ëshët detyrë normale që e kryhen në pikat kufitare.

    “Kerkush nuk mundet me hi në Kosovë pa i respektu rregullat e këtij vendi, po ti ktheju pandemisë, 604 vetë të kanë vdek këtu po të presim këtu përgjigju”.

    Ndryshe gjatë fjalës së Arben Gshit në Kuvend u krijua zhurmë me të qeshura dhe ai tha se deputetët po merrnin urdhra që të veprojnë ashtu, derisa kryekuvendari, Glauk Konjufca, kërkoi qetësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!