Është duke u mbajtur seanca e parë e sezonit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po debatohet për gjendjen me pandeminë në vend.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu i ka thënë ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia se nuk ka arritur të specializojë tash e 16 vite e Vitia ka thënë se janë shpifje.
Gjithashtu Haxhiu ka thënë se Vitia ka bërë 10 vite ta kryej fakultetin, shkruan Reporteri.net
“Në fakultetin ku kam diplomuar unë, ke ba 10 vite për ta kryer fakultetin. Një specializim që 16 vite s’ke arritë me e kry”, ka thënë Haxhiu.
Ministri Vitia ka thënë se këto janë shpifje.“Nuk e kam kryer në atë fakultet. Pyesni të gjithë për pesë vite si e kam kryer dhe çfarë studenti kam qenë. Vazhdoni qitni në tavolinë çfarëdo që keni, por jo me shpifje”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Vitia, gjithashtu tha se nuk duhet t’i besohet teorive konspirative për procesin e vaksinimit dhe fton qytetarët që të vaksinohen.
“Qytetarë të nderuar mos i besoni teorive konspirative që thuhen edhe në Parlamentin e Kosovës, ju lutem vaksinoheni”, tha Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.