Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit të Kosovës ka diskutuar edhe për negocimin me autoritetet greke dhe ato amerikane për shfrytëzimin e gazit për furnizimin e një termocentrali.
Kurti, tha se nuk po flitet për gazin amerikan, por për organizatën amerikane MCC që e përkrah projektin e Kosovës dhe ofron ndihmë të mëtejme, shkruan Reporteri.net
Kështu, sipas kryeministrit projekti i MCC nuk ka të bëjë me gazin amerikan, por për infrastrukturën e tij.
“Nuk jemi duke folur për gaz amerikan por për ndërtime të infrastrukturës, të gjithë këta faktor na po i marrim parasysh, duhet qartësuar se MCC është organizatë amerikane që po e përkrah projektin në Kosovë dhe po na ofron ndihmë të mëtejme. Neve na duhet energji e lirë për konsumatorin.
Pra nuk është që gazi ta zëvendëson ose na kompenson qymyrin apo ta zëvendëson ne plan afatgjatë.
Ne jemi ne komunikim tim të vazhdueshëm me ta dhe nuk rrezikojmë asgjë në fonde”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.