Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për momentin se nuk ka kuptim mbajtja e procesit të dialogut me Kosovën në Bruksel.
Ai në një adresim për media në Beograd, pas vendosjes së reciprocitetit për targa, tha se pala kosovare “nuk i respekton marrëveshjet dhe i interpreton marrëveshjet sipas gjykimit të saj”.
“Unë nuk e shoh kuptimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në këtë moment. E dini sa shumë bëj thirrje për hapjen e të gjithë kufijve, linjave administrative në rajon, sepse besoj se ekonomitë në rajon duhet të jenë të lidhura,” tha Vuçiq.
Presidenti serb gjatë ditës është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili ditë më herët qëndroi për vizitë në Kosovë.
“Unë bisedova me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, për krizën e rëndë në Kosovë. Unë do të informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri,” shkroi Vuçiq më herët në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.