Barcelona është nikoqire e Granadas në ndeshjen e javës së pestë në La Liga.
Katalunasit i kanë zhvilluar vetëm tri ndeshje deri më tani duke regjistruar dy fitore dhe një barazim, ashtu që numërojnë shtatë pikë në tabelë.
Ekipi mysafir ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje, nga katër ndeshje të zhvilluara.
Trajnerët Ronald Koeman dhe Robert Moreno i kanë gati formacionet me lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Araujo, Eric García, Balde; Busquets, Frenkie De Jong, Sergi Roberto; Coutinho, Memphis Depay, Demir.
Formacioni startues i Granadas: Maximiano; Quini, Duarte, Abram, Escudero; Monchu, Milla, Eteki; Puertas, Machis; Jorge Molina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.