Në muajin Korrik emisioni “Stop” trajtoi rastin e një 20-vjeçari, i cili u aksidentua në ambientet e punë. Për pasojë ai dëmtoi gishtat poshtë makinerisë së ndezur që prodhonte kartona për pica. Pronari turk u përpoq ta fshehë ngjarjen e rëndë. Madje, në vend që ta ndihmonte të riun, e largoi atë nga puna.
“Në momentin që sa vendos leckën më kap dorën dhe ngec mes hekurave. Makineria ishte me dy hekura të mëdha që edhe m’i shtypte gishtat edhe m’i preu. Gjithë puna ishte mos i thuaj, mos i thuaj se na pritet puna”, tha i riu që është dëmtuar.
Inspektorati i Punës ka nxjerrë një raport ku ka rezultuar se subjekti ka bërë disa shkelje njëkohësisht. Prokuroria ka deklaruar se ka kryer veprimet hetimore të nevojshme. Mirëpo “Stop” ka zbuluar se Anton Martini ka qenë prokurori që e ka pasur këtë rast, por ai nuk ndodhet më pasi është shkarkuar nga vetingu. Konstatohet se ky prokuror nuk ka bërë asgjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.