×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 8:10

    Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Seanca do të fillojë nga ora 09:30.


    Në seancën e djeshme ai ka lëshuar sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë.

    Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.

    Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Dhomat e Specializuara, derisa aktakuza kundër tij, e konfirmuar më 19 qershor, e ngarkon atë “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!