×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e mbledhur në Jarinjë thonë se nuk do të largohen, shpresojnë që Kurti do ta tërheqë vendimin për targa

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 8:45

    Numri i njerëzve në vendkalimin kufitar Jarinje këtë mëngjes është  më i lartë se dje. Kështu të paktën raporton mediumi serb i Kosovës, “Kosovo Online”.


    Sipas këtij mediumi, serbët po vazhdojnë të grumbullohen duke i bashkangjitur  atyre që kaluan natën në Jarinje në shenjë proteste ndaj vendimit për targat e automjeteve të ndërmarrë dje nga Qeveria, shkruan Reporteri.net.

    Ky medium tutje raporton se nata në Jarinje kaloi e qetë dhe pa asnjë incident.

    Serbët e grumbulluar aty kanë thënë se nuk kanë ndërmend të largohen nga protestat. Mesazhi i tyre është se ata ende duan të tërheqin dekretin e qeverisë së Kosovës në lidhje me targat dhe të kërkojnë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Kosovo Online.

    Ata kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

    Kujtojmë se situata është përshkallëzuar dje pasi autoritetet e Kosovës nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!