Kolegjiumi i drejtorëve komunal të Arsimit do të takohen sot me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se takimi pritet të fillojë në ora 10:00 dhe pritet të diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Sot në ora 10.00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të dislutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenariot për fillim të vitit të ri shkollor.”, tha Ibrahimi për Reporteri.net.
Ndryshe, fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë deri më datë 26 shtator, shkaku i gjendjes epidemiologjike në vend. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.