Banorët serbë në veri të vendit kanë vazhduar të protestojnë për ditën e dytë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.
Zhvillimet në Kosovë janë raportuar edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare.
Agjencia e Lajmeve “Associates Press” ka raportuar për vendimin e Qeverisë për reciprocitetin në targa, duke shkruar se kjo ka quajtur në rritjen e tensioneve në mes të dyja vendeve, transmeton Reporteri.net.
“Rriten tensionet në kufirin Kosovë-Serbi për targat”, është titulli që shoqëron artikullin e gjatë në Associated Press.
“Serbët bllokojnë rrugët në Kosovë në shenjë proteste për targat” – është titulli me të cilin e nis shkrimin agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”.
Në artikull, potencohet se serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugët gjatë së hënës pranë vendkalimeve kufitare me Serbinë pasi autoritetet ndaluan makinat me targa serbe të hyjnë në Kosovë.
Reuters, tutje shkruan se Serbia, e cila humbi Kosovën më 1999, nuk njeh pavarësinë e saj dhe nuk ka lejuar që makina me targa të Kosovës të hyjnë në vend.
Ndërkohë Sky News shkruan se protestuesit i kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi autoritetet i ndaluan veturat me targa serbe, duke mos ua lejuar hyrjen në Kosovë.
“Gati 50.000 serbë, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, refuzojnë që t’i njohin autoritetet e Prishtinës dhe posa kufizimet u futën në fuqi të hënën, veturat dhe kamionët i bllokuan rrugët në shenjë proteste”, vijon artikulli i Sky News. /Reporteri.net
Police in Jarinje, Kosovo are forcing drivers from Serbia to remove or hide license plates and use temporary registration details that are valid for 60 days and cost €5 (£4.30) https://t.co/nJ5xcuz8o1
— Sky News (@SkyNews) September 21, 2021