×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri, Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar në Merdar

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 13:51

    Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo sot në pikë-kalimin kufitar Merdar është parë se ka ndërruar targat e veturës, kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave.


    Rikallo sot ka hyrë në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar Merdar, raporton Telegrafi.

    Ish ministri Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.

    Ai ishte shkarkuar në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.

    Të hënën me 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.

    Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

    E gjithë kjo krijoi pakënaqësi të serbëve, të cilët protestuan gjatë gjithë ditës së hënë duke kundërshtuar këtë vendim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!