×
  • Lajme
  • Lajme

    7 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, 173 raste të reja

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 14:59

    7 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 173 raste të reja.


    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 1.434  të shëruar në 24 orët e fundit.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht numri i rasteve aktive është 7.635.

    Njoftimi i plotë:

    21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 7.635.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!