Banorët e lagjes ‘Sofali’ në Prishtinë janë më hall nga hajnat, pasi që po përballen me vjedhje ë shumta sidomos shtëpitë e mërgimtarëve, shkruan Reporteri.net
Ata kanë treguar se po përballën me vjedhje dhe se nuk janë të lirë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që detyrohen të bëjnë roje gjatë natës.
Banorët pretendojnë se hajdutët janë të rinjë në moshë dhe se banorët do të marrin vetë masa për sigurin e tyre.
‘Ma përpara janë kanë shumë profesionalist, kanë vjedh edhe me njerëz në shtëpi, para 4-5 vite mu personalisht më kanë hy në shtëpi, vëllait 2 herë personalisht ai u kanë në shpi, e tash do adoleshent që po i këqyrin shtëpitë që janë pa njerëz dhe nëse nuk përgjigjet pushteti lokal ne do ta marrim kontrollën vetë’, ka thënë një banor.
Ndërkaq policia ka njoftuar gjatë muajit maj kanë ndodhur 8 raste të vjedhjeve të rënda 2 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.