×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë mes tri veturave në Batllavë

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 18:58

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Orllan të Podujevës.


    Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve, kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një veturë.

    Si pasojë e përplasjes, dy persona janë dërguar me urgjencë për në QKUK të Prishtinës. Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës, teksa tretman mjekësor kanë pranuar edhe disa persona në vend të ngjarjes.

    “Dy persona kanë qenë në Emergjencë dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa të njëjtit janë bartur menjëherë për në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!