×
  • Lajme
  • Lajme

    2 mijë e 912 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 7:36

    2 mijë e 912 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.


    Në mesin e viktimave që nuk arritën ta mposhtin dot këtë virus ka gra shtatzëna, foshnje e fëmijë.

    Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, janë testuar 1 milion e 164 mijë e 636 mostra, 159 mijë e 328 prej të cilave rezultuan pozitive.

    Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 148 mijë e 781 janë shëruar.

    Kësisoj, numri i rasteve aktive ka mbetur 7 mijë e 635.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!