×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë fermerët: 200 traktorë “do ta bllokojnë” nesër Ministrinë e Bujqësisë

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 8:06

    Gjatë ditës së enjte, në Kosovë do të mbahet një protestë nga fermerët e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.


    Kjo protestë do të mbahet me traktorë dhe mjete tjera bujqësore para Ministrisë së Bujqësisë.

    Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se në protestë do të jenë 200 traktorë.

    “E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqëve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktora), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqëve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!