×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama kundërshton Metën: Zgjedhjet mbahen me 30 qershor!

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 20:00

    Në një moment që opozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë dhe Edi Rama mban fjalim elektoral në Berat, presidenti Ilir Meta vendosi shfuqizimin e dekretit për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.


    “Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë; Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, thuhej në deklaratën e Presidencës.

    Kryeministri e mori vesh lajmin ndërkohë që po mbante fjalën në Berat, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie. Pak ditë pas publikimit të audio-përgjimeve mbi shit-blerjen e votave, Rama iu kundërpërgjigj Metës duke thënë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

    “Tani mora këtë letrën e më thotë që presidenti shfuqizoi dekretin për zgjedhjet. Përsëri gabim , përsëri unë po iu them zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë! Dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!