Policët e Njësisë Speciale të Kosovës në mëngjesin e ditës së tretë të protestës në Jarinjë e kanë pastruar këtë zonë.
Ndërrimi i policëve është bërë rreth orës 1 pas mesnatës pas turnit më të gjatë se 10 orë.
Nata në këtë pikëkalim kufitar ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident, derisa numri i protestuesve ka qenë i vogël edhe për shkak të temperaturave të ulëta.
Numri i protestuesve, që gjatë natës janë ndërruar me grupe, është rritur në mëngjes ku tashmë një numër më i madh i tyre po qëndron rreth zjarrit që e kanë ndezur gjatë natës.
E gjithë situata gjatë natës është përcjellë, pos nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, edhe nga KFOR-i të cilat kanë patrulluar edhe me helikopterë.
Rrugët të cilat çojnë në Jarinjë, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me makineri të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.