Edhe pse me datën 26 Maj nëndega Muhaxhirët 2 mbajnë kuvendin zgjedhorë me mbi 130 delegatë, në momentin që e vërejnë që i “ledhatuari” i Hazir Borovcit si ka numrat e duhur, ata lëshojnë mbledhjen pa asnjë arsye, e së bashku me ta edhe kryetari i degës Hazir Borovci.
Në atë kuvend që kishte vazhduar punimet konform statutit të LDK-së u zgjodhën kryesia dhe kryetari i nëndegës Amir Simnica me 77 vota sa ishin prezent.
Po atë ditë nga frika e humbjes Hazir Borovci thërret mbledhje të jashtëzakonshme të degës ku vendosin ta anulojnë këtë kuvend, pa asnjë arsye, ose arsyeja pse nuk ju kaloj i duhuri për ta.
Kryesia e re e nëndegës me kryetar Amir Simnica dërgojnë ankesën në Komisionin për Ankesa në kryesinë qendrore të LDK-së.
Ankesa është dërguar me 30 Maj, dhe ajo është në shqyrtim e sipër, mirëpo Hazir Borovci nuk respekton këtë rregull dhe sot vendos të mbajë kuvend për Muhaxhirët 2 në formë paralele të palejueshme.
Aty me një pjesëmarrje prej 30 delegatëve dhe ç’është më interesantja në mesin e 30shes janë vërejt 8-9 mysafirë që as nuk janë të lagjes përkatëse. Në këtë formë të palejuar e paralele ata emërojnë kryesinë e re dhe kryetarin e ri, por kësaj radhe emri i Ramë Ajetit i cili ishte i ledhatuar i Borovcit, u zëvendësua me një familjar të Skender Hysenit.
Si duket Skender Hyseni nuk ishte i kënaqur me vetëm delegat që e kishte dërguar kryesia e nëndegës e dalë me 26 Maj nga më se 77 delegat, ai paska vendosë ta emëroj familjarin e tij me mbështetje të 30 delegatëve sot, në bashkëpunim me Hazir Borovcin.