×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për plagosjen në Prizren, i dyshuari në arrati

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 12:21

    Sot rreth orës 00:30 në Prizren një i dyshuar mashkull, për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilinë e plagos në pjesën e epërme të këmbës, njofton Policia e Kosovës.

    Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

    I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!