Gabriela Petito, 22 vjeç, u largua nga Nju Jorku në korrik me partnerin e saj Brian Londry, 23 vjeç , për një udhëtim katër-mujor me fugon.
Pasi u shpall e zhdukur, e me të edhe partneri i saj që nga data 14 shtator, tanimë janë zbuluar detaje të reja rreth kësaj historie, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.
Disa mbetje të gjetura së fundmi në një kamp, tani zyrtarisht është konfirmuar se i përkasin 22-vjeçares dhe se po cilësohet si vrasje, e për këtë i dashuri i saj, Brian, është vënë në kërkim nga FBI.
Një kalimtare rasti ka treguar se ka takuar çiftin gjatë rrugës duke u zënë me njëri-tjetrin, derisa një tjetër ka bërë të ditur se ka takuar furgonin e çiftit, por që në të ishte vetëm 23-vjeçari, Brian, ku Policia ende nuk po bie dot në gjurmët e tij.
Së fundmi edhe shtëpia e tij në Florida, është bastisur, derisa Policia ka transferuar në një vend tjetër familjen e tij./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.