Ka vazhduar edhe dje debati rreth faktit se a ka qenë ose jo kryeministri i Kosovë, Albin Kurti pjesë e UÇK-së.
Njëri nga figurat kryesore të UÇK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së, por se roli i tij ka qenë minor.
Tutje Haliti ka përmendur një mospajtim që sipas tij, Kurti ka pasur me strukturat e UÇK-së dhe i është ndaluar të flas në emër të UÇK-së.
“Unë e di kohën kur ai është angazhuar, është angazhuar në zyrën e zotit Demaçi dhe Demaçi ka qenë i ngarkuar për ndërtimin e asamblesë së Kosovës në kohën e Luftës. Se a ka qenë në beteja ose jo se unë nuk e di, nuk kam qenë as vetë këtu, por roli i tij në UÇK ka qenë minor. Unë kam folë me bacën Adem për Kurtin, ai ka qenë njohës i mirë i gjuhës serbe dhe angleze, por edhe shqipe dhe i ka shërby zotit Adem shumë në përkthime, por e ka pasur një problem me strukturat e UÇK-së dhe ia kanë ndaluar të flasin në emër të UÇK-së. Por mas luftës kemi qenë në shtëpinë e Albinit, kur ka ardhë nga burgu”, ka thënë Haliti në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.