Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se veprimi i qeverisë së Kosovës dhe dërgimi i njësive speciale në veri të Kosovës është test i përgjithshëm se si do të reagojnë Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.
“Ata erdhën në veri të Kosovës pa një njoftim, gjë që nuk u lejohet ta bëjnë ndryshe … Ata duan ta sjellin bashkësinë ndërkombëtare para aktit përfundimtar. Ata tashmë e kanë bërë këtë, dhe tolerimi i një situate të tillë politike çon në situata të tilla si në Jarinje”, tha Daçiq për Kurir.
Ai shtoi se në Bruksel është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por që asnjëherë nuk është zbatuar.
“Thaçi dhe unë nënshkruam marrëveshjen atëherë, dhe thelbi i saj ishte formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili nuk është zbatuar deri më sot. Garancia e nënshkrimit të atëhershëm ishte Catherine Ashton dhe BE-ja”, tha Daçiq.
“Këtu qëndron thelbi i kapjes së veriut të Kosovës. Se Kurti sillet sikur asgjë të mos kishte ndodhur para tij. Unë thjesht nuk e di nëse ai është i çmendur apo e bën këtë me pëlqimin e dikujt. Ata nuk duan një marrëveshje”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.