Sot para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të protestojnë bujqit e vendit tonë me rreth 200 traktorë, sikur kanë lajmëruar ata.
Por protesta e tyre nuk do të pritet nga ministri Faton Peci. Ai po qëndron në SHBA për vizitë zyrtare. Në SHBA po qëndrojnë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se në protestë do të jenë 200 traktorë.
“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë, se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72-orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësor më datën 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë, për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në njoftim.
Disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale vetëm se paraqesin nisjen e traktorëve drejt Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.