×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i Kosovës lëndohet teksa po ndiqte dy të mitur

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 9:26

    Një polic i Kosovës është lënduar gjatë ditës së djeshme në Graçanicë. 


    Policia  njofton se gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet, ku gjendeshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët kanë tentuar të largohen këmbë nga automjeti i tyre.

    Gjatë ndjekjes një zyrtar policor dhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

    Në automjet janë gjetur disa kanistera dhe disa vegla pune që dyshohet se të njëjtit mundë të kenë kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!