×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë dhe një grua nga Suhareka dehen dhe rrahen mes vete, përfundojnë në pranga

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 9:56

    Janë arrestuar një burrë dhe një grua të mërkuren rreth orës 00:30 në Suharekë, pasi që nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se është sulmuar fizikisht edhe një person i tretë i gjinisë mashkullore, shkruan Reporteri.net.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raport.

    Të dyshuarit, pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!