Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se Samiti për klimën do të jetë “pikë kthese për njerëzimit”.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka paralajmëruar se rritja e temperaturave në nivel botëror është tashmë e paevitueshme, por u ka bërë thirrje liderëve që të përkushtohen ndaj ndryshimeve të mëdha për të parandaluar ngrohjen e mëtutjeshme.
Ai ka thënë se shtetet duhet të marrin përgjegjësinë për shkatërrimin që po ia bëjnë planetit.
“Është koha që njerëzimi të rritet”, ka thënë Johnson.
Kryeministri britanik po ashtu ka thënë se është koha të dëgjohen paralajmërimet e shkencëtarëve.
“Shikoni COVID-in nëse dëshironi një shembull se shkencëtarët kanë pasur të drejtë”, ka thënë Johnson.
Duke biseduar për Samitin për klimën që do të mbahet në Glasgow në nëntor, ia ka thënë se shtetet duhet të bëjnë ndryshime të dukshme deri në fund të dekadës, për të parandaluar rritjen e mëtutjeshme të temperaturave.
“Unë besoj se mund të bëjmë këtë duke u përkushtuar në katër fusha – thëngjill, vetura, para e drunjtë”, ka thënë ai.
Johnson ka përgëzuar presidentin e Kinës, Xi Jinping që së fundi ka premtuar se do të ndalojë së ndërtuari termocentrale të reja me thëngjill jashtë vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.