Një fermer nga Ferizaji sot gjatë protestës tek ministria e Bujqësisë në Prishtinë ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me shtrëngimin e kritereve për subvencione.
Ai ka thënë madje se po tenton ta shuaj veprimtarinë e tij.
“Kemi ardh të shprehim kënaqësitë tona për kriteret për subvencionet dhe i ka përgjysmu subvensionet. Ne nuk mund t’i përballojmë ato kritere sepse tokat nuk janë të definuara. Me këto kritere po mendoj ta shkuj veprimtarinë time dhe të mos merrem me bujqësi. Këta nuk janë në gjendje ta vlerësojnë djersën e punën tonë’’, tha ai.
Fermerët më parë kishin njoftuar se kjo do të jetë një protestë paqësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.