×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Topalli: Basha ka punuar prej kohësh për përjashtimin e Berishës, ka vepruar si ideri i Koresë së Veriut

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 16:19

    Jozefina Topalli, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha ka punuar për përjashtimin e Sali Berishës.


    “Nuk është i vështirë, është vendimi që e dëshironte më shumë se asgjë tjetër dhe prej kohësh punonte për atë”, tha Topalli në Euronews Albania.

    Sipas Topallit, vendimi i Bashës është “irracional për nga pikëpamja politike” dhe e krahason me vendimet që merr lideri i Koresë së Veriut.

    Ajo thotë se nisur nga rrjedhja e ngjarjeve, Basha ka dhënë dakordësinë për të gjitha zhvillimet që çuan në përjashtimin e Berishës.

    E pyetur se si do të vepronte ajo po të ishte kryetare e PD, Topalli u përgjigj duke thënë se do të kishte dhënë dorëheqjen.

    “Kurrë nuk do të kisha marrë një vendim të paligjshëm. Isha tërheq, kisha shkuar në shtëpinë time”, deklaroi ish-deputetja e PD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!