Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.
“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga data 27, dita e hënë”, tha ministri Vitia n♪7 një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se gjendja epidemiologjike po shkon duke rënë numri i vdekjeve dhe infektimeve.
Po ashtu ministri Vitia ka thënë se hyrja në institucione do të lejohet vetëm për të vaksinuarit ose me test negativ.
Gjithashtu certifikata e vaksinimit nevojitet edhe për hyrje në qendrat tregtare, në ambientet e brendshme të gastronomisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.