×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani takon Bill Clintonin: Faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 18:55

    Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, sot në zyrën e tij në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministren e jashtme Donika Gërvalla – Schwarc, është takuar me mikun e madh të shqiptarve Presidentin Bill Clinton.


    Në këtë takim sipas fotografive të publikuara në Twitter, Presidenti Clinton, i dhurojë nje kolan me librat e tij dhe ish Sekretates se Shtetit Hillari Clinton Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në shenjë respekti për popullin e Kosovës.

    Osmani ka falënderuar Clinton për gjithçka çfarë ka bërë për popullin tonë.

    “Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë është pak. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!