Janë bërë tashmë pesë ditë prej kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin me targa ndaj Serbisë. Dhe që nga ajo ditë serbët lokalë kanë bllokuar rrugët kryesore në Bërnjak dhe Jarinje.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident përpos provokimeve të herëpashershme me thirrje e këngë serbe.
Kështu ka ndodhur edhe sot, gjatë ndërrimit të Njësive të Policisë së Kosovës, në Jarinje.
Në pamjet e mëposhtme shihet se gjatë kohës kur bëhet ndërrimi i njësive të Policisë, ka provokimeve me këngë nacionaliste nga serbët lokalë që po protestojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.