×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses për ankesën e Listës Serbe, ish-këshilltari i Kurtit: E mbrojta Qeverinë falas, faleminderit Kryeministër

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 18:17

    Gjatë ditës së premte, Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktvendimin në lidhje me lëndën e Listës Serbe e cila mëtonte se ministria e tretë i takonte komunitetit serb. Me anë të këtij vendimi, Kushtetuesja ka hedhur poshtë ankesën e Listës serbe.


    E për këtë çështje ka reaguar ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha.
    Në një postim në Facebook, Berisha ka treguar se ishte ai që e përgatiti përgjigjen e Qeverisë Kurti II ndaj pretendimeve të Listës Serbe. Madje, ai shkruan se këtë e bëri pa pagesë.

    “Falënderoj Kryeministrin Kurti që më besoi duke kërkuar përfaqësimin -pro bono- të Qeverisë në këtë procedurë”, ka shkruar Berisha, përcjellë Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Falënderoj Kryeministrin Kurti që më besoi duke kërkuar përfaqësimin -pro bono- të Qeverisë në këtë procedurë

    Ndonëse kërkesa ishte qartazi e pabazuar, insistuam që Gjykata mos ta shpallë të njëjtën proceduralisht të papranueshme, por të nxjerrë aktgjykim përmes të cilit zgjedhja e Qeverisë dhe emërimi i ministrave të jetë çështje e gjykuar “res judicata” dhe të sqarohet procedura e zgjedhjes së Qeverisë dhe emërimit (përzgjedhjes) së ministrave (me theks ata që përfaqësojnë komunitetet joshumicë).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!