Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të madhe deri tani në karrierë në boks ku do të kërkojë titullin e parë.
Maxim Prodam është i paraparë të zhvillohet në “London Stadium” në praninë e gati 70-mijë tifoëzëve, kryendeshja e natës do të jetë ajo e Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë se mezi pret të boksojë
“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di sa kam punuar për këto dit. Nesër (Sonte) është fillimi dhe titulli i parë për mua në Box”, ka shkruar Marku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.