Policia shqiptare edhe mbrëmë ka ushtruar kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës për të bërë të mundur ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të dyja kahet e autostradës janë konstatuar automjete me shpejtësi nga 136 deri në 155 km/h edhe pse trafiku ka qenë shumë i lartë.
Policia ka pezulluar 11 patenta nga 1 deri në 8 muaj. Disa prej shoferëve janë ndëshkuar me gjobë deri në 20 mijë lekë të rinj.