Numri 10 i ri i Barçës ka marrë dritën e gjelbër nga mjekët dhe është ftuar për ndeshjen e së dielës që Barcelona do ta zhvillojë në ‘Camp Nou’ me Levanten.
Fati, i cili ka marrë te Barcelona edhe trashëgiminë e numrit 10 që mbeti i lirë nga largimi i Lionel Messit te Paris Saint Germain, është një element tek i cili drejtuesit e Barçës dhe trajneri Koeman besojnë shumë.
Ai është ftuar tashmë për sfidën me Levanten dhe të dielën mund të debutojë me numrin 10.
?????? ???? !! @ANSUFATI gets the green light! ???
All the details: https://t.co/v8GRGEwW8W pic.twitter.com/KJb4xYM4RN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 25, 2021
Ansu Fati mund të aktivizohet si zëvendësues në sfidën e së dielës ndaj Levantes dhe mund të luajë për të paktën 20 minuta.
Fati rikthehet kështu në një moment shumë kritik për klubin blaugrana që nuk arrin rezultatet e kërkuara dhe ka problem të mëdha ekonomike, si shpresa e madhe për ringjalljen e Barcelonës, edhe pse ndaj Levantes që të presim ndonjë mrekulli nga numri 10 do të jetë shumë e vështirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.