×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha pas anulimit të zgjedhjeve: Koha të luftojmë

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 11:49

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha një ditë pas protestës së opozitës ka dhënë mesazhin e tij për qytetarët.


    Basha shkruan në Facebook se pas anulimit të zgjedhjeve beteja e tyre do të vazhdojë në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane.

    Reagimi i Bashës:

    Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

    Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

    Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.

    Kreu i PD, Lulzim Basha një ditë pas protestës së opozitës ka dhënë mesazhin e tij për qytetarët.

    Basha shkruan në Facebook se pas anullimit të zgjedhjeve beteja e tyre do të vazhdojë në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane.

    Reagimi i Bashës:

    Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

    Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

    Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!