×
  • Sport
  • Sport

    Çuditë Joshua, thotë se nuk ka parë fare me syrin e djathtë

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 11:35

    Anthony Joshua nuk mund të shihte me syrin e djathtë më nga rundi i nëntë, gjatë luftës me Oleksandr Usyk në ring.


    Londinezi u shokua në stadiumin e Tottenhamit nga rivali ukrainas, i cili tregoi një paraqitje brilante për të fituar me vendim unanim.

    Joshua dështoi të shfrytëzonte fizikun e tij si avantazh kundër Usyk, i cili lansoi grusht pas grushti deri në rundin e fundit dhe fitoi me plot meritë.

    Rundi i dhjetë ishte ngazëllyes, në veçanti. AJ kishte problem me syrin e djathtë, i cili dukej krejtësisht i mbyllur dhe i ënjtur.

    Dhe AJ pranoi se nuk mund të shihte më nga rundi i nëntë.

    ”Nga rundi i nëntë, nuk mund të shihja më. Vërtet nuk mund të shihja asgjë.

    ”Syri ishte mbyllur, por ishte eksperiencë e mirë pasi ti duhet të mësosh ta kontrollosh veten dhe t’u bësh ballë gjërave.

    ”Kështu që kur nuk mund të shihja më asgjë…

    ”Është hera e parë që më ndodhë në një meç, kështu që poi mendoja ‘në rregull, është hera e parë që syri më është mbyllur në një luftë, nuk mund të shoh asgjë. Po shikoja me njërin sy.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!