Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një person ka vdekur.
Ai ka gjetur vdekjen pasi ka qenë duke tentuar të shuaj zjarrin e rënë në tokën e tij, por është asfiksuar nga tymi në përpjekje e sipër.
Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.