×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i Vatikanit: Papa Françesku shpirtërisht është me popullin e Kosovës

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 13:47

    Me rastin e vizitës së sekretarit të shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, të dielën në katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u mbajt mesha dhe krezmimi. Nga këtu, Parolin duke përcjellur përshëndetjet dhe bekimin e Papa Franciskos, ka kërkuar nga të pranishmit të jenë zejtarë të paqes.


    Meshën e hapi Ipeshkëvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili bëri lutjet e drekës duke u lutur që Zoti të ketë mëshirë ndaj njerëzimit dhe t’iu falë mëkatet atyre. Ai tha se është i gëzuar për praninë e kardinalit, për çka tha se këtë moment e kanë pritur me shekuj.

    Gjergji ka falënderuar për mbështetjen që Selia e Shenjtë i bën popullit shqiptarë, e po ashtu edhe shpalljen e kësaj kishe, si Katedrale në Prishtinë. Kjo kishë, sipas tij, dëshmon dhe i gëzohet të ardhmes së vet.

    Kardinali Pietro Parolin i cili po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë, ka përcjellur përshëndetjet dhe bekimin nga Papa Franickso.

    “Do ta shprehi gëzimin që jam në mesin tuaj, në kremtën e madhe të Rrëshajëve, si dhe mundësinë që kam për kremtimin e meshës në këtë Katedrale të Ipeshkvisë-Prizren-Prishtinë, në zemrën e Prishtinës dinamike, qytet ky që përjeton periudhën e ndryshimeve të shpejta në modernitetin e saj, paraqitet e ngjashme me standardet evropiane. Kam nderin dhe kënaqësinë t’iu sjell ipeshkvit imzot Dodë Gjergjit, gjithë juve të pranishëm përshëndetjet dhe bekimin e Papa Françiskos, i cili shpirtërisht është afër me popullin e Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në bashkësinë katolike të kësaj toke, e cila edhe në çastet më të vështira ndonjëherë me historinë e saj të mundimshme nuk e ka humbur kurrë vetëdijen se është pjesë edhe pse e vogël, e Kishës së madhe të përgjithshme”, tha ai.

    Kjo e kremte, dita e Rrëshajëve, sipas tij është motiv i veçantë ngushëllues, gëzim i  vazhdueshëm, entuziazëm me të cilin jeton kjo bashkësi katolike.Pietro Parolin ka treguar historinë e ditës së Rrëshajve. Duke thënë se kjo ditë është e njohur si lindja e ditës së Kishtës. Ai mes tjerash ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që të angazhohen në ndërtimin e paqes.Në këtë meshë morën pjesë kryeparlamentari, Kadri Veseli, zv.kryeministri Enver Hoxhaj dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Çuni. E shumë qytetarë tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!