×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Votuesit e sallës ‘1 Tetori’ do të votojnë tek Fakulteti i Edukimit

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 12:20

    Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit.


    Ky njoftim i KQZ-së vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.

    KQZ-ja ka kërkuar që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës së KQZ-së nga ana e Universitetit të Prishtinës. Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e e materialeve zgjedhore nga komuna e Prishtinës.

    Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet inforimimi i votuesve për këtë ndërrim të lokacionit të qendrës së votimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!