×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e oficerit të krimeve, Policia ofron 20 mijë euro për kapjen e autorit

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 13:10

    Policia e Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë eurosh për çdo person që do të japë detaje në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Aldo Rama, i cili qëlloi me armë zjarri oficerin e krimeve Saimir Hoxha.


    Policia njofton se po bëhet një punë intesive për kapjen e autorit të vrasjes, ndërkohë që në Lezhë kanë mbërritur krerët më të lartë të policisë së shtetit, përfshirë Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

    Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

    Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

    Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!