×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky deputet i Vetëvendosjes thotë se Thaçi do të përfundojë në burg

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 16:53

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka paralajmëruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të përfundojë shpejtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

    Ky koment i tij erdhi pasi Thaçi paralajmëroi se do të largohet nga politika nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ku presidenti do të votohej nga populli, transmeton Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Thaçi paralajmëron: “Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika.

    ”Kështu thotë Hashimi, por edhe ai e di që të ardhmen e tij shumë shpejt do ta përcaktoj drejtësia!Ky edhe mund të vazhdoj të merret me politikë, por është çështje plotësisht administrative nga cili pavion a kat i Gërdocit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!