Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri.
Haradinaj, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer në rob lufte forcat policore të Kosovës të cilat po qëndrojnë në veri të vendit.
“Ai i ka marrë e i ka bë policinë si rob lufte. Këtë ja ka bë kryeministri. Në vend se me e pasë një plan operativ ndryshe, vendosi do tenda vendose një kamp, prej atje e monitoron situatën”, ka deklaruar ai.
Tutje, Haradinaj e ka parë veprimin operacional të Kurtit për dërgimin e Njësitit Special të forcave të policisë së Kosovës në veri si të njëanshëm për nga aspekti i konsultimit.
“Ai ka njerëz mjaft të zot në polici që kishin mujtë me ia bë një plan operativ, është e njëjta polici kur ia ka qitë kamionat në rrugë. Planin operativ e ka bërë fshehtë ndaj aleatëve të sigurisë. E ka bë pa aleatët tanë. Nuk precizoj me emra e me adresa. Në rregull nëse je funksional pastaj”, ka shtuar tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.