×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentoi t’i japë fund jetës pasi vrau policin, momenti kur 21-vjeçari sillet në gjendje kritike në spital

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 21:53

    Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.


    Fillimisht 21-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së tij tepër kritike është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

    Momentalisht Aldi Rama po mbahet në jetë me ndihmën e oksigjenit dhe aparaturave të tjera të spitalit.

    Pasi vrau policin që e ndaloi për kontrolle kanabisi në zonën e Lezhës, i riu u largua dhe u fsheh për disa orë. Pas lokalizimit RENEA dhe FNSH e rrethuan me snajper. Pas disa orësh i riu duke mos gjetur rrugë shpëtimi tentoi të vrasë veten por mbeti i plagosur rëndë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!